Gostivari Sot

mos humbisni asnjë lajm

Gostivar, regjistrohen 9 raste të infektuara nga CoVid-19

Në 24 orët e fundit në Maqedoni, gjithsej janë bërë 1535 testime, ndërsa pozitiv kanë rezultuar 129 pacientë të rinjë, informon Zhurnal.

Sipas qyteteve, më së shumti si zakonisht janë nga Shkupi, gjithsej 45, më pas në Kumanovë 7, Shtip 25, Dibër 1, Prilep 4, Tetovë 9, Strugë 5, Manastir 6, Ohër 3, Kavadar 1, Gostivar 9, Koçan 3, Demir Hisar 1, Shën Nikollë 3 dhe Kërçovë 6.

Ndërkohë kanë humbur jetën 6 pacientë, pesë nga Shkupi dhe një nga Struga.

Sot ISHP ka regjistruar 109 pacientë të shëruar.

Deri tani në Maqedoni pozitiv kanë rezultuar gjithsej 9797 pacientë. Prej tyre, të shëruar janë 5254, të vdekur 451 ndërsa rastet aktive janë 4092.

TË FUNDIT