Gostivari Sot

mos humbisni asnjë lajm

Deponia rajonale Rusino përsëri në zjarr

Gostivari u zgjua këtë mëngjes nën tym dhe erë të pakëndshme më pak se 12 orë pasi u mbajtën protesta për ndotjen e shkaktuar nga depozitimi i mbeturinave në lokalitetin Rusino. Arsyeja është zjarri i ri në deponinë rajonale. Eko aktivistë që po e monitorojnë situatën këtë mëngjes kanë paralajmëruar përmes rrjeteve sociale me video materiale rreth orës pesë.

Zjarri u ndez, ndërsa era e drejtoi tymin drejt qytetit dhe fshatrave Simnicë dhe Cerovë.

Përderisa qytetarët në rrjetet sociale komentuan me revoltë, stacionet matëse regjistruan disa herë rritje të ndotjes së ajrit mbi vlerat e lejuara.

Disa aktivistë dhe anëtarët e nismës “Stop Rusino, ajër të pastër për Gostivarin” e shohin këtë procedurë si një mesazh nga të pamaturit dhe besojnë se djegia e deponisë është hakmarrje për protestën që u organizua mbrëmë.

Nisma e qytetarëve mori mbështetje nga disa qindra njerëz nga Gostivari, të cilët, duke marrë pjesë në paradën me automjete e nxorën në pah problemin me Rusinon.

Kryetari i Komunës, Arben Taravari e mbështeti protestën, por tha se kërkesa e protestuesve që deponia të mbyllet së shpejti nuk është e mundur. Ai bëri thirrje për një debat për të përcaktuar hapat e ardhshëm.

“Situata është shqetësuese. Çdo javë ka një zjarr, ndotje të ajrit, një erë të pakëndshme. Ne nuk kemi pasur asnjë autoritet mbi deponinë për më shumë se dy vjet. Zhvendosja do të jetë një problem i madh, ndërsa për momentin edhe duket u realizuar një projekt për menaxhim me mbeturinat dhe aranzhimin e deponisë”, ka thënë Taravari.

TË FUNDIT