Gostivari Sot

mos humbisni asnjë lajm

Gostivar, për 6 muaj shënohen 109 raste të prishjes së rendit dhe qetësisë publike

Në gjysmën e parë të vitit 2020, në territorin e SPB- Tetovë janë regjistruar gjithsej 235 shkelje të rendit dhe qetësisë publike (TE-126 dhe GV-109), përkatësisht shumica e tyre janë zbardhur plotësisht dhe janë rrumbullaksuar me 209 kërkesa (TE-151 dhe GV-58) për fillimin e procedurës për kundërvajtje. Në këto shkelje kanë qenë të përfshirë në mënyrë direkte 284 autorë të shkeljeve (TE-204 dhe GV-80), përcjell Gostivari Sot

Shumica e kundërvajtjeve (88) kanë qenë sulme fizike, ku janë regjistruar 21 përleshje, 17 ofendime
dhe fyerje të zyrtarëve të autorizuar policorë, 16 sharje, bërtitje, sjellje të pahijshme dhe impudente
dhe kështu me radhë. Përveç kësaj, në periudhën fjalë, gjithashtu janë regjistruar 9 shkelje brenda dhe
rreth shkollave fillore dhe të mesme në këtë rajon (TE-5 dhe GV-4).

Prishjet e rendit dhe qetësisë në këtë periudhë më së shpeshti kanë ndodhur në rrugë (129) ose në
objekte hotelerike (20), ndërsa 57 të tjerët kanë ndodhur nëpër vende tjera.

TË FUNDIT