Gostivari Sot

mos humbisni asnjë lajm

KSHZ hedh poshtë të gjitha ankesat e parashtruara nga partitë politike

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në seancën e sotme hodhi poshtë të gjitha 2.142 ankesat e paraqitura nga partitë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Për 1.478 ankesa nga gjithsej 1.982 të parashtruara nga partia “E Majta”, anëtarët e Komisionit vlerësojnë që janë të pavlefshme pasi nuk kanë nënshkrimin e përfaqësuesit të autorizuar dhe nuk kanë vulën e bartësit e listës, ndërsa për 504 ankesat e tjera theksuan se nuk janë të mbështetur në prova dhe se teksti i arsyetimit është i njëjtë për të gjitha ankesat.

Ankesat e ASH-së dhe Alternativa u vlerësuan gjithashtu si të pa mbështetura në prova, si dhe ato të “Demokratëve”, SDU, Integrës, Partia e Punëtorëve MORO si dhe të VMRO-DPMNE-së.

Partitë kanë kanë të drejtë t’i ankimojnë këto vendime të KSHZ-së në Gjykatën Administrative.

TË FUNDIT