Gostivari Sot

mos humbisni asnjë lajm

Gostivar, 8 raste të reja të prekura nga CoVid-19, 5 u shëruan

Tetë të vdekur, 127 të infektuar dhe 83 pacientë të shëruar, është bilanci i sotëm për Covid-19 në vendin tonë, njofton Ministria e Shëndetësisë. Brenda 24 orëve janë realizuar 904 testime. Sipas shpërndarjes gjeografike, rastet e reja janë regjistruar në Shkup-57, Kumanovë-4, Shtip-13, Tetovë-6, Strugë-10, Ohër-7, Kavadar-1, Gostivar-8, Probishtip-2, Demir Hisar-1, Kratovë-2, Shën Nikollë-12, Kërçovë-4.

Pesë viktima janë nga Shkupi, si dhe nga një viktimë kanë Tetova, Struga dhe Kërçova. Në Klinikën Infektive në Shkup jetë kanë ndërruar dy pacientë të moshës 70 dhe 93 vjeçe. Në Spitalin “8 shtatori” kanë ndërruar jetë pesë pacientë të moshës 34,45,78 dhe 87 vjeçe, ndërsa tek një 62 vjeçar prania e virusit është konfirmuar pas vdekjes. Në Klinikën e Tetovës jetë ka ndërruar një pacient 78 vjeçar.

Sipas statistikave të fundit në vendin tonë nga fillimi i pandemisë janë diagnostifikuar 9153 persona me koronavirus, prej të cilëve 4810 janë shëruar, kurse fatkeqësisht betejën me koronavirusin e ri e kanë humbur 422 pacientë. Për momentin në vendin tonë ka 3921 raste aktive me Covid-19.

Sot Instituti i Shëndetit Publik regjistron 83 persona të shëruar nga:

-Shkup 35
-Shtipi 8
-Tetovë 33
-Veles 1
-Gostivar 5
-Pehçevë 1

TË FUNDIT