Gostivari Sot

mos humbisni asnjë lajm

Sot votohet Qeveria e re!

1.814.263 qytetarë nga ora 7 e mëngjesit deri në ora 21 do të mund të realizojnë të drejtën e tyre të votës, duke zgjedhur kështu për të 10-tën here me radhë përbërjen e re parlamentare.

Këto janë zgjedhjet e para në kushte të pandemisë me koronavirusin dhe se votimet janë caktuar të zgjasin tre ditë.

Këto zgjedhje sot mbahet në një ditë pune për herë të parë, megjithëse e mërkura është shpallur ditë pushimi.

Qendrat e votimit do të hapen në ora 07:00 dhe do të mbyllen në ora 21:00, për shkak të masave përkujdesëse anti-Covid-19.

Votimet zhvillohen në bazë të protokolleve të veçanta, me mbajtjen e maskave, mbajtjen e distancës si dhe Qytetarët do të duhet të dezinfektojnë duart para se të hyjnë dhe të largohen nga vendvotimi. Maska mund të hiqet vetëm për identifikimin e personave që të votojnë.

Mbi 1.8 milionë votues do të votojnë për zgjedhjen e 120 deputetëve. Votimet do të zhvillohen në 6 njësi zgjedhore të cilat nxjerrin nga 20 deputetë. Për të siguruar ulëse në Kuvend në garë janë 15 parti politike dhe koalicione me gjithsej 1.578 kandidatë. Procesi do të vëzhgohet nga 98 përfaqësues të ODIHR-it dhe qindra vëzhgues të tjerë të organizatave joqeveritare vendase.

Rezultatet e para të votimeve do të publikohen natën e së mërkurës më 15 korrik përmes rrugës elektronike nga ana e KSHZ-së. Ndërsa rezultatet e para jozyrtare përmes të dhënave nga procesverbalet e Komisioneve Zgjedhore Komunale do të publikohen në afat prej 12 orëve pas mbylljes së vendvotimeve, ndërsa ato të para zyrtare 24 orë pas mbylljes së votimeve.

TË FUNDIT