Gostivari Sot

mos humbisni asnjë lajm

Nga mesnata derivatet e naftës me çmime të reja

Komisioni Rregullator për Energjetik sot vendosi që çmimet e derivateve të naftës prej sonte në mesnatë do të shtrenjtohen për gjysmë deri një denarë për litër.

Me vendimin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,53 për qind.

Çmimet e shitjes  me pakicë të benzinës Eurosuper BS-98 dhe Ekstra vajit të lehtë për amvisëri (EL-1), rriten për gjysmë denarë për litër dhe do të arrijnë 63,5 përkatësisht 53 denarë për litër. Eurosuper BS-95 dhe Eurodizel (D-E V) shtrenjtohen për një denarë për litër dhe do të kushtojnë 61,5 dhe 53, 5 denarë për litër.

Me vendimin e KRRE-së për 0,605 denarë për kilogramë rritet edhe çmimi i shitjes me pakicë i mazutit M-1 NS dhe do të kushtojë 26,585 denarë për kilogram.

TË FUNDIT