Gostivari Sot

mos humbisni asnjë lajm

Maskat mbrojtëse, gjobiten 29 banorë të Gostivarit

Gjatë 24-orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për Punë të Brendshme – Tetovë, në periudhën (29/30-qershor), për parandalimin e përhapjes së virusit Kovid-19, ndaj 94 personave (TE-65 dhe GV-29) janë përgaditur fletëpagesa për kundërvajtje për ,,mosveprim sipas rregullave gjatë periudhës së epidemisë”, në bazë të nenit 6 nga Dekreti i posaçëm i qeverisë, gjegjësishtë për mosmbajtje të maskave mbrojtëse.

Në këtë periudhë në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit nuk janë kryer kontrolle nëpër objekte hotelerike, lidhur me shkelje të protokollit për punë.

TË FUNDIT