Gostivari Sot

mos humbisni asnjë lajm

Filloi fushata zgjedhore, Gostivari ka mbi 500 votues më shumë se sa në zgjedhjet presidenciale

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 15 korrikut, të drejtë vote në Gostivar kanë 79.923 persona, në Komunën e Vrapçishtit 25.925 dhe në Komunën e Mavrovë – Rostushë 9.996 persona. Krahasuar me zgjedhjet presidenciale nga viti i kaluar, Gostivari ka 512 votues më shumë. Edhe në Komunën e Vrapçishtit ka 330 votues më shumë kurse në Komunën e Mavrovë-Rustushë numri i votuesve mbetet afërisht i njejtë me atë nga zgjedhjet presidenciale. Të drejtë vote kanë edhe personat të cilët deri me 16 qershor të këtij viti kanë mbushur 18 vjet dhe kanë dokument valid votimi, konkretisht letërnjoftimi ose pasaportë.

Në territorin e Gostivarit edhe në këto zgjedhje do të ketë 121 vendvotime me 119 Këshilla Zgjedhor. Këto të dhënat për Tv Globi i bëri të ditur Rufat Selimi, udhëheqësi i Komisionit Shtetëror Zgjedhor – Njësia rajonale në Gostivar, i cili ka pritur sot në takim nënkryetaren e KSHZ-së Ditmire Shehu dhe kryetarin e KKZ-së në Gostivar, Mustafa Musliu. Nënkryetarja Shehu u shpreh se KSHZ do të sigurojë të gjitha kushtet sipas protokolleve që dita e zgjedhjeve të zhvillohet pa asnjë pengesë dhe pa rrezik mbi shëndetin e qytetarëve.

Shehu tha se për personat e infektuar nga virusi korona dhe ata që ndodhen në izolim, do të formohen 80 Këshilla adekuat zgjedhor në nivel shteti ku do marrin pjesë edhe mjekër.

Për shkak të pandemisë dhe problemeve shëndetësore rreth 100 anëtarë nga Këshillat votues në Gostivar janë tërhequr. Kryetari i KKZ-së në Gostivar, Mustafa Musliu uron që ato sa më shpejtë të zëvendësohen dhe trajohen me kohë.

Musliu nuk pret të ketë ndonjë pengesë dhe me 15 korrik, thotë ai, votimet do të zhvillohen pa pengesa.

Në Gostivar përpos vendvotimit në Leshnicë, të gjitha vendvotimet e trjera i poltësojnë kushtet e nevojshme për nga hapësira. Ndryshe, sipas protokolleve të reja për shkak të pandemisë, në ditën e zgjedhjeve parashihet i gjithë procesi të zhvillohet me maska, doreza, dezinfektues dhe distancë prej 1 e gjysmë deri 2 metrash.

TË FUNDIT