Gostivari Sot

mos humbisni asnjë lajm

Policia kontrollon 228 banorë të Gostivarit që janë në izolim

Gjatë 24-orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për punë të brendshme Tetovë, në
periudhën (11/12-qershor), sipas të dhënave statistikore në SPB-Tetovë, janë evidentuar 83 persona të rij (TE-44 dhe GV-39) në izolim me vendim të Inspektoratit shtetrorë sanitar shëndetsorë, ndërsa janë kontrolluar 820 persona (TE-592 dhe GV-228) që janë në izolim.

Kurse sa ipërket vet-izolimit gjatë kësaj periudhe, 22 persona të rij kanë nënshkruar deklaratë (TE-15 dhe GV-7), gjithashtu, është kryer kontroll ndaj 125 personave tjerë (TE-95 dhe GV-30) që janë në vet-izolim.

Gjithashtu, për parandalimin e përhapjes së virusit Kovid-19, ndaj 175 personave (TE-119 dhe GV-56)
janë përgaditur fletëpagesa për kundërvajtje për ,,mosveprim sipas rregullave gjatë periudhës së
epidemisë”, në bazë të nenit 6 nga Dekreti i posaçëm i qeverisë, gjegjësishtë për mosmbajtje të
maskave mbrojtëse.

Në bashkëveprim dhe koordinim me Inspektoratin shtetrorë të tregut, është kryer kontroll në 18 objekte
hotelerik në rajonin e Tetovës, Zhelinë dhe Jegunovcë, kështu që në dy objekte në fshatin
Kopaçindol janë konstatuar shkelje të protokollit të punës.

TË FUNDIT