Gostivari Sot

mos humbisni asnjë lajm

Udhëheqësia e K.F “Gostivari”, kundër vendimit të FFM-së për mbyllje të kampionatit

Për shkak të pandemisë, me vendim të Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Liga e dytë futbollistike vendore ka mbyllur për sivjet kampionatin. Në këtë ligë ku bënë pjesë edhe skuadra e Gostivarit, ka pakënaqësi për këtë vendim. Kryetari i skuadrës gostivarase, Vlerim Iseni, sqaron se klubi ka pësuar shumë humbje gjatë kësaj periudhe dhe mbi tre muaj nuk kanë pasur asnjë aktivitet sportiv.

Ai thotë se për shkak të krizës financiare të shkaktuar nga pendemia, sponzorët janë larguar nga klubi, megjithatë pagat janë siguruar nga Komuna e Gostivarit dhe Agjencia për Rini dhe Sport.

Agjencia për Rini dhe Sport ka siguruar pagë minimale për prillin dhe majin vetëm për 16 futbollist. Për lojtarët e tjerë dhe një pjesë të stafit teknik, Iseni ka premtuar se pagat do ti siguron vetë klubi.

Skuadra e Gostivarit gjatë ndërrimit të stinorëve pati tetë përforcime të reja dhe kishte pretendime për inkuadrim në Ligën e Parë, pasi qendronte mirë edhe në radhitjen tabelare në Ligën e Dytë – Perendim.

Edhe përskaj periudhës së vështirë, skuadra e Gostivarit gjatë pandemisë ka bërë disa investime me të cilat ka përmirësuar infrastrukturën në klub.

Gostivari e mbylli kampionatin në vendin e pestë me gjithsejtë 23 pikë të tubuara, shumë pranë vendeve udhëheqëse, pasi diferenca në pike ishte mjaftë e vogël.

TË FUNDIT