Gostivari Sot

mos humbisni asnjë lajm

Aeroplanët e NATO-s fluturuan mbi Gostivar

Aeroplanë ushtarakë amerikanë dhe grekë sot me një fluturim mbi qiellin e RMV përshëndetën anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, njofton Gostivari Sot

Dy aeroplanë të aviacionit amerikan ushtarak të shoqëruar nga dy aeroplanë ushtarakë të Republikës së Greqisë, u vërejtën edhe mbi Gostivar.

Aeroplanët fluturuan përgjatë lumit Vardar, ndërsa vijuan nga drejtimi i aeroportit të Shkupit.

Aeroplanët amerikanë fluturuan dhe prej shtetit federal Dakota e Jugut dhe patën fluturim 30 orësh pa ndërprerje me mbushje të karburantit në ajër.

Aeroplanët mbi vendin tonë fluturuan në lartësi prej 1.500 metrave dhe fluturimi i tyre u shoqërua me zë të fuqishëm.

Anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO filloi me mbështetje të gjerë nga ana e vendeve aleate, që u tregua edhe gjatë krizës shëndetësore nga virusi korona me donacione të shumta të pajisjeve mjekësore dhe mbrojtëse nga ana e aleatëve. Si anëtare e re e NATO-s, Republika e Maqedonisë së Veriut është e përfshirë edhe me programin për patrullim ajror i cili është ekskluziv vetëm për anëtaret e Aleancës dhe qëllimi i së cilës është mbrojtja e qiellit të shteteve të NATO-s. GS

TË FUNDIT