Gostivari Sot

mos humbisni asnjë lajm

Nga fillimi i pandemisë në rajonin e Gostivarit janë testuar 367 qytetarë

Nga fillimi i pandemisë në rajonin e Gostivarit janë testuar 367 qytetarë mbi koronavirusin. 129 prej tyre janë punonjës të çerdheve publike dhe private të Gostivarit të cilët janë testuar gjatë dy ditëve të kaluara, rezultatet e të cilëve ende janë në pritje. Drejtori i spitalit të Gostivarit, Jakup Jakupi tha se deri më tani 22 persona kanë rezultuar pozitiv nga Covid 19, prej të cilëve vetëm katër janë pozitiv, kurse dy persona kanë humbur betejën nga ky virus. Ai vlerëson se si institucion kanë arritur me sukses të menaxhojnë deri më tani situatën me virusin e ri.

Spitali i Gostivarit ende nuk punon me kapacitet të plotë, por drejtroi Jakupi ka premtuar se ekipet do të kompletohen nga java e ardhshme.

Për kthimin e normalitetit, spitali i Gostivarit nga kjo javë ka filluar edhe me hartimin e një plani, i cili bazohet edhe në rekomandimet e dhëna nga Ministria e Shëndetësisë.

Drejtori Jakupi ka apeluar pacientët dhe mantelbardhët të vazhdojnë të respektojnë masat që mbeten në fuqi, pasi thotë se nuk është tejkaluar ende rreziku nga pandemia.

Ndryshe, edhe përskaj rënies së numrit të të infektuarve, Spitali i Gostivarit vazhdon të pajiset me mjete mbrojtëse për personelin mjekësor dhe pacientët. Tv Globi

TË FUNDIT