Gostivari Sot

mos humbisni asnjë lajm

Lokalet e Gostivarit respektojnë masat mbrojtëse

Ashtu siç u paralajmërua, nga dita e sotme u hapën lokalet. Megjithatë, pronarët e objekteve gastronomike në Gostivar, thonë se do të jetë e vështirë të punohet nën masat kufizuese. Humbjet për objektet gastronomike janë shumë të larta, pasi kanë qendruar mbi tre muaj të mbillur. Prandaj pronarët kërkojnë që në radhë të parë shërbimet e inspektimit të jenë më tolerant në lidhje me respektimin e masave.

Lokalet që i vizitoi ekipi ynë, vëreheshte se janë duke i respektuar masat, në hyrej kishte dezinfektues sikurse edhe nëpër tavolina, të cilat ishte vendosur me distancë e kërkuar deri në dy metra. Nga ana tjetër qytetarët e anketuar premtojnë se edhe ata do ti respektojnë masat që vlejnë për klientët, dhe shtojnë se kafeteritë u kanë munguar dhe shumica e tyre kafenë e parë e kishin pirë me miqët e tyre.

Kamerierët dhe banakierët mbanin maska mbrojtëse dhe doreza, mysafirët jo të gjithë kishin maska. Tv Globi

TË FUNDIT