Gostivari Sot

mos humbisni asnjë lajm

Aksident në Mavrovë, lëndohen dy persona

Sot (27-maj) rreth orës 08.00, në SPB Tetovë është denoncuar aksident trafiku i cila ka ndodhur në afërsi të Bunecit, tek hyrja për në Parkun nacional ,,Mavrovë” ku janë aksidentuar vetura e tipit ,,Folkcvagen Golf 4” me targa të Dibrës, të cilën e ka drejtuar 67-vjeçari B.R. nga Dibra, dhe Kamion ,,Mercedes” me targa të Gostivarit, të cilin e ka drejtuar 55-vjeçari B.S. nga Gostivari.

Në këtë aksident shoqëruesja në veturën ,,Golf” 57-vjeçarja M.R. ka pësuar lëndime të rënda trupore,
kurse shoqëruesja tjetër në të njëjtën veturë 20- vjeçarj V.R. ka kaluar me lëndime trupore. Dy të
lënduarat janë dërguar në Spitalin e përgjithshëm  ,,Ferid Murad” në Gostivar, për t’ju ofruar ndihmë
mjekësore.

Në vendin e ngjarjes inspektimin e ka kryer ekipi nga Departamenti i punëve të brendshme Gostivar. GS

TË FUNDIT