Gostivari Sot

mos humbisni asnjë lajm

Regjistrimet për klasën e parë fillojnë më 1 qershor

Regjistrimi i nxënësve në klasë të parë do të filloj më 1 qershor në të gjitha shkollat fillore të vendit. Për shkak të gjendjes me virusin korona, regjistrimi do të bëhet me orar të caktuar paraprakisht nga shkolla. Në shkollën fillore “Liman Kaba” në fshatin Luboten tashmë janë shtypur ftesa me orarin e regjistrimit të cilat do tu shpërndahen 50 filloristëve të ardhshëm.

Në ftesat, krahas viteve të kaluara kemi shkruar edhe orën. Çdo ditë kemi planifikuara ti regjistrojmë nga pesë fëmijë, edhe orën u’a kemi shkruar në ftesë. Normal që do të jenë edhe masat mbrojtëse në bazë të Ministrisë së Arsimit dhe Shëndetësisë- deklaroi Ajfer Dibrani, drejtore e sh.f “Liman Kaba” f.Luboten.

Në shumë shkolla të qytetit orari për regjistrimin e filloristëve është caktuar në formën online dhe e njejta do të të vlej deri më 29 maj. Në shkollën “Jashar Bej Shkupi” pritet të regjistrohen gjithësejt 189 filloristë, 135 nga Komuna e Çairit dhe 54 nga Komuna Qendër.

Vjen prindi me fëmijën në shkollën tonë, e bën regjistrimin. Kemi kohë 15 minuta me psikolog, pedagog dhe një mësuese që i kemi në komision. Deri tash, kemi 12 prindër që kanë bë termine në shkollën tonë- pohoi Rahim Maksuti, drejtor I sh.f “Jashar Bej Shkupi”.

Dokumentet e nevojshme për rregjistrim të fëmijëve në klasë të parë janë: çertifikata e lindjes, vërtetim për marrjen e vaksinave si dhe vërtetim për kontrollet stomatologjike. Regjistrimi në klasë të parë është i detyrueshëm për fëmijët që deri në fund të vitit 2020 mbushin gjashtë vjet, respektivisht për të gjithë fëmjët e lindur në vitin 2014.

TË FUNDIT