Gostivari Sot

mos humbisni asnjë lajm

Muftinia e BFI – Gostivar shpalos agjendën për faljen e namazit të Fitër Bajramit

Muftinia e BFI – Gostivar, duke u bazuar në qëndrimin e Rijasetit të Bashkësisë Fetare Islame të RMV, për faljen e namazit të Fitër Bajramit, nesër (e diel – 24 maj 2020) me fillim në ora 05:15 minuta, do të mbajë Manifestimin Qendror në territorin e Muftinisë së Gostivarit për Festën e Fitër Bajramit në Xhaminë e Sahatit në Gostivar. Ky manifestim do të jetë me sa vijon:
1. Lexim nga Kur’ani Famëlartë;
2. Përcjellja e mesazhit të Fitër Bajramit në tri gjuhë;
3. Falja e Namazit të Fitër Bajramit
4. Mbajtja e Hutbes së Fitër Bajramit
5. Lexim nga Kur’ani Famëlartë
5. Duaja e Fitër Bajramit
I informojmë të gjithë besimtarët islam, ashtu sikur në namazet e ditës si dhe në namazin e xhumave, të njëjtat rekomandime do të vlejnë edhe për ditën e Fitër Bajramit, edhe atë:
– Mbajtja e maskave,
– Mbajtja e sexhades personale,
– Dezinfektimi i duarve,
– Respektimi i distancës sociale,
– Dezinfektimi xhamisë.
– Kohëzgjatja vlen deri në ora 11:00
Apel: Namazin e sabahut e falni nëpër shtëpitë e juaja për shkak të orës policore.
Maksimalisht t’ju përmbaheni të gjitha rekomandimeve të BFI dhe MSH për tejkalimin e pandemisë Covid 19.
Në fund ju dëshirojmë një atmosferë të këndshme Bajrami, me lutje tek i Madhi Zot, të na ketë pranuar agjërimin dhe të gjitha adhurimet tona gjatë Muajit të Bekuar Ramazan.

TË FUNDIT