Gostivari Sot

mos humbisni asnjë lajm

Muaj i Ramazanit, Muftinia e Gostivarit me mirënjohje për të gjithë kontribuesit

Të nderuar vëllezër dhe motra! Sonte e përfunduam agjërimin e muajit të bekuar Ramazan. Lusim All-llahun xh.sh. që inshallah të gjitha adhurimet tona të na i pranojë në mëshirën e Tij të pafund.
Shprehim mirënjohje të veçantë te të gjithë nëpunësit fetarë (imamë, muderrizë, mualimë, muezinë) për kontributin e tyre të çmueshëm me ligjërata, këshilla, hutbe, edukim dhe emancipim të shoqërisë gjatë kohës së Ramazanit në çdo moment në situatën e rënduar shëndetësore.
Falënderojmë të gjitha Këshillat e xhamive dhe xhemaatet të cilët me përpikmëri dinin të mbajnë rendin, rregullin dhe qetësinë e duhur te të gjitha xhamitë e Muftinisë së Gostivarit gjatë drekës, iqindisë dhe namazit të Xhumasë. Falënderojmë Korin e Muftinisë së Gostivarit për përkrahjen reprezentative në të gjitha programet fetare në situata të veçanta. Me theks të veçantë falënderojmë stafin arsimor dhe nxënëset e SHMI Medreseja ISA BEU-Paralelja e Vajzave në Gostivar, që gjatë tërë Ramazanit ishin aktiv me lexim Kurani dhe ligjërata Ramazani në internet.
Falenderojmë mediumet lokale si: TV GLOBI, TV2, Flaka, si dhe TVM2 për të gjitha lajmet, informatat dhe emisionet fetare të çfarëdo natyre qofshin ato (audio apo vizuele ose tekstuale) që i realizuan gjatë këtij muaji të bekuar. Falënderojmë edhe imamët tonë.në diasporë për ligjëratat e tyre si dhe nxënësit e Institutit të Hifzit për lexim Kurani, si risi e këtij Ramazani para iftarit në TV.
All-llahu xh.sh i shpërbleftë të gjithë për mundin tonë.
Në fund, në emër të Muftinisë së BFI – Gostivar, të gjithëve na qoftë për hajr Festa e Fitër Bajramit.!
VES-SELAMU ALEJKUM VE RAHMETULL-LLAHI VE BEREKATUHU!
Muftinia e BFI Gostivar
Hfz. Shaqir ef. Fetahu, Mufti
01 Sheval 1441 / 24 Prill 2020

TË FUNDIT