Gostivari Sot

mos humbisni asnjë lajm

Gostivar, shërohet edhe një pacient i prekur nga CoVid-19

Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistron 16 pacientë të shëruar edhe atë në Shkup 8, Prilep 2,  Strugë 2, Veles 2,  Gostivar 1 dhe  Kratovë 1
“Në 24 orët e kaluara janë realizuar 462 teste dhe janë konfirmuar 22 raste të reja të COVID-19, edhe atë në: Shkup-9, Kumanovë-1, Prilep-4, Tetovë-6, Veles-1 dhe Ohër-1. Deri më tani, janë kryer gjithësej 21.010 teste të COVID-19 në vend” bëri me dije zv.ministri i shëndetësisë, Armend Arsllani
Nga numri i përgjithshëm i testeve të kryera gjatë 24 orëve të kaluara, 171 teste janë kryer në kuadër të skriningut të kopshteve. Përmes ISHP-së janë testuar 80 persona nga Manastiri, ndërsa pëemes MANU-së janë testuar 91 persona nga Shkupi, të gjithë ata janë negativë.
Në SPQ “8 Shtatori” ka ndërruar jetë pacientja nga Shkupi (79 vjeç) e cila e dyshuar në COVID-19 ka qenë e hospitalizuar me 13 maj, ndërsa më 15 maj është konfirmuar pozitiv.
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 1762, numri i pacientëve të shëruar është 1267, numri i vdekjeve është 98, dhe për momentin numri i rasteve aktive në vend është 397.

TË FUNDIT