Gostivari Sot

mos humbisni asnjë lajm

Pendarovski vazhdon gjendjen e jashtëzakonshme për 14 ditë

Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, presidenti i vendit, Stevo Pendarovski njoftoi se gjendja e jashtëzakonshme në vend do të shtyhet edhe për 14 ditë.

“Në mbledhje kryeministri Spasovski referoi për 30 ditët e fundit dhe shpjegoi kërkesën e qeverisë për shpalljen e sërishme të gjendjes së jashtëzakonshme për 30 ditë. Pas konsultimeve që kam pasur ditëve të fundit me ekspertët e shumë fushave dhe me këshilltarët në Kabinet, si dhe rreth asaj çfarë u tha në seancë kam vendosur të shpall gjendje të re të jashtëzakonshme që do të zgjasë vetëm 14 ditë”, pohoi presidenti Pendarovski.

TË FUNDIT