Gostivari Sot

mos humbisni asnjë lajm

Pas dy muajsh ndalesë, besimtarët sot falën Xhumanë e parë në Xhami

Me të dëgjuar thirrjen e ezanit për namazin e xhumasë, besimtarët duke respektuar rekomandimet qeveritare dhe me sexhade personale u drejtuan drejt xhamive për të kryer faljen. Kjo është xhumaja e parë pas rivendosjes në funksion të xhamive për besimtarët, pasi për 2 muaj ato qëndruan të mbyllura, si masë preventive kundër epidemisë Covid 19.

Disa nga besimtarët e anketuar nga televizioni Globi u shprehën të lumtur që përsëri falin namazin e xhumasë me xhemat gjë që ju kishte munguar që disa kohë, ndërsa potencuan se masat e reja nuk I shohin si pengesë për kryerje të namazit.

Profesor Xhemil Nesimi – ligjërues në Xhaminë e Kadrit në Gostivar, u shpreh I lumtur që besimtarët filluan të rikthehen nëpër Xhami për falje të namazeve, si dhe u shpreh mirënjohës që të njejtit po respektojnë masat e vendosura nga institucionet përkatëse.

Ndryshe, hapja e xhamive për besimtarët u bë që nga data 12 maj, me vendim nga Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë së Veriut.

TË FUNDIT