Gostivari Sot

mos humbisni asnjë lajm

Kriza nga koronavirusi, K.F “Gostivari” kërkon kompensim nga shteti

Prej rreth dy muajsh jemi pa futboll. Kriza e koronavirusit detyroi mes të tjerave edhe mbylljen e aktiviteteve sportive, me kampionatin që ende nuk dihet kur do të rinisë. Apo nëse do të rinisë për të mbyllur këtë edicion.
Kryetari i Klubit të Futbollit të Gostivarit Vlerim Iseini, thotë se “në situatën e krijuar, klubi i Gostivarit ka qenë mesin e klubeve që kërkoi ndihmë nga shteti, për të mundësuar kompensimin e pagave të sportistëve dhe stafit teknik”, dhe shton se “si kryetar i klubit kërkojë garantimin e anës financiare për të gjithë komunitetin e futbollit në vend, përmes një pakete kompensimi”.
Sipas tij, argumenti është se prej ndërprerjes së gjitha aktiviteteve dhe shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, futbollistët tanë kanë mbetur pa paga, edhe pse deklarativsiht nga shteti u premtua se do të siguroheshin paga sikurse në sektorët tjerë.
Mjetet duheshte të shkonin përmes Agjencionit për Rini dhe Sport, thotë Iseni, por shton ai, tanimë kaloi mesin i muajit maj dhe lojtarët akoma nuk i kanë marrë pagat e mjait prill.
“Kjo situatë, ka paralizuar punën e klubeve, shkollave dhe akademive të futbollit duke i çuar ato drejt falimentit, duke lënë pa asnjë të ardhur mijëra të punësuar duke nisur nga futbollistët, trajnerët dhe deri të stafet teknike. Klubet janë në pamundësi për të bërë pagesa, për shkak të ndërprerjes të të gjitha të ardhurave nga biletat, transmetimet si dhe për shkak të tërheqjes së sponsorëve”, deklaron Vlerim Iseini, kryetar i KF “Gostivari”.
Ai kërkon me urgjencë të gjithë punonjësit e përfshirë në sektorin e futbollit në vend, të përfshihen patjetër në paketën e kompensimit, si një e drejtë themelore për të garantuar mbijetesën e familjeve të tyre në këtë kohë të vështirë.

TË FUNDIT