Gostivari Sot

mos humbisni asnjë lajm

Gostivari “mposht” koronavirusin

Gostivari, qyteti i parë në Maqedoninë e Veriut, që tanimë nuk ka persona të sëmurë nga virusi korona. Të gjitha raste e regjistruara deri më tani, janë shëruar.

Rasti është konfirmuar nga drejtori i Spitalit të Gostivarit, Jakup Jakupi, i cili bëri të ditur se edhe dy banorët e infektuar nga Mavrova janë në gjendje stabile dhe shkojnë drejt shërimit.

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari shton se sot është dita e 18 – të që në Gostivar nuk shënohen raste të reja me Covid 19.

Situata për të pasur momentalisht qytet të pastër nga virusi i ri, është fillimisht meritë e qytetarëve, thotë kryetari Taravari e pastaj edhe e institucioneve. Megjithatë, ai u bëri ftesë qytetarëve që të vazhdojnë t’u përmbahen rekomandimeve institucionale.

Rasti i parë me koronavirus në Gostivar u konfirmua me 19 mars. Bëhej fjalë për një 40-vjeçare e cila sapo ishte kthyer nga Gjermania ku edhe mendohet të ishte infektuar.

TË FUNDIT