Gostivari Sot

mos humbisni asnjë lajm

Gostivar, pandemia edhe më shumë e ka shtuar bamirësinë për Ramazan

Ramazani është muaji më i shenjtë për myslimanët, në të cilin agjërohet gjatë orëve të ditës, bëhet bashkimi për lutje dhe ndahet ushqime me të tjerët, duke ftuar farefisë e miq për iftar. Por, me masat për kufizimin e lëvizjes dhe ato për distancë sociale të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, shumë nga ritualet dhe traditat e Ramazanit u kufizuan këtë vit.

Njerëzit vullnetmirë, megjithatë gjejnë metoda të ndryshme për të ndarë ushqimin me të tjerët, sidomos me familjet me rrezik social. I tillë ishte edhe ky iftar me 200 racione ushqimi i siguruar nga dy banorë të Gostivarit të cilët me punë të përkohshme ndodhen në Zvicër. Sinan Elezi, kryetar i Bashkësisë Lokale të fshatit Çajlë, tha se ushqimi do të shpërndahet në Gostivar me rrethinë, ashtu siç ka qenë dëshira e atyre që kishin financuar të njejtin.

emona 20

Ushqimi ishte përgatitur te kuzhina “Emona”, e cila ishte përkujdesur deri në detajin më të vogël edhe për paketimin e ushqimit. Pronari Nexhat Murtezani, tha se ushqimin do t’ua dërgojnë familjeve deri në shtëpitë e tyre.

Mbërmë në fshatin Çajlë janë ndarë edhe 20 pako ushqimore për Ramazan për familjet në nevojë. Pakot, secila me vlerë 50 franga zvicerane, ishin financuar nga një familja nga fshati Çajlë e cila jeton dhe vepron në Zvicër.

Nga shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme në vendin tonë, Bashkësia Lokale e fshatit Çajlë, përmes donatorëve të ndryshëm dhe mërgimtarëve, ka ndarë mbi 600 pako ushqimore në këtë fshat dhe fshatrat fqinje.

TË FUNDIT