Gostivari Sot

mos humbisni asnjë lajm

Në moshën 73 vjeçare ndahet nga jeta mësuesi dhe humanisti Ulfet Idrizi

Sot, në moshën 73 vjeçare u nda nga jeta mësuesi dhe humanisti Ulfet Idrizi nga fshati Forinë. Lajmin e ka bërë publik ish nxënësi i tij Hasan Ibrahimi.

Me dhembje të thellë morëm lajmin se mësuesi ynë Ulfet, më nuk është në mesin tonë fizikisht, por ne nxënësit e tij do ta kujtojmë gjithëherë, ka thënë Ibrahimi.

Mësuesi Ulfet, përveç që edukoi gjenerata te shumëta, ai ishte edhe humanist i dalluar.

“Familja, miqtë, shokët, nxënësit e mësuesit e Forinës ndjejnë dhembje dhe krenari për këtë pishtar të arsimit, i cili u nda nga jeta”, ka shkruar Ibrahimi.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot pas namazit të ikindisë.

TË FUNDIT