Gostivari Sot

mos humbisni asnjë lajm

Gostivar, një pacient i shëruar nga CoVid-19

Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistron 6 pacientë të shëruar: Shtip 1,  Veles 3, Gostivar 1 dhe Koçan 1. Në 24 orët e kaluara janë realizuar 349 teste dhe tëkonfirmuar janë 29 raste të reja të COVID-19, edhe atë në: Shkup-9, Kumanovë-1, Prilep-6, Tetovë-5, Strugë-2, Veles-2, Manastir-2 , Ohër-2. Deri më tani, gjithësej janë kryer 2.008 teste të COVID-19 në vend, njofton GS
“Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 1723, numri i pacientëve të shëruar është 1235, numri i vdekjeve është 95, dhe për momentin numri i rasteve aktive në vend është 393”, deklaron Armen Arsllani, zv.ministër i Shëndetësisë. GS

TË FUNDIT