Gostivari Sot

mos humbisni asnjë lajm

Komuna e Gostivarit do të kryejë dezinfekim të shkollave

Edhe pse Ministria e Arsimit dhe Shkencës tha se ky vit shkollor mbyllet me mësim në distancë dhe nxënësit nuk do të kthehen në bankat shkollore, Komuna e Gostivarit planifikon të bëjë dezinfektim të objekteve shkollore.

Sipas kreytarit Arben Taravari mësimi duhej të vazhdonte me kthim të nxënësve nëpër shkolla dhe për shkak të humbjeve, mësim të mbahej deri në muajin gusht. Ai tha se Qeveria shpesh ka sjellur vendime dhe të njejtit I ka anuluar, prandaj pret që edhe vendimin me shkollat ta anulojë.

Në rrjedhë janë regjistrimet në shkollë fillore dhe të mesme. Konkurse janë hapur për në muajin qershor. Se a pritet të ketë ndonjë masë të veçantë gjatë regjistrimit, Taravari tha se janë në pritje të MASH se si do të veprohet. Nga kjo e fundit kanë theksuar se janë duke përpiluar protokoll i cili duhet të marrë pëlqim edhe nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse.

Ndërkohë, nuk do të ketë dekret të veçantë për mënyrën se si maturantët do të selektohen gjatë regjistrimit në fakultet, por ajo do t’u lihet në dorë vetë fakulteteve.

TË FUNDIT