Gostivari Sot

mos humbisni asnjë lajm

Filluan punimet për asfaltimin e rrugës Simnicë – Cerovë

Këto ditë kanë filluar punimet për asfaltimin e rrugës Simnicë – Cerovë, një projekt i realizuar nga Qendra për Zhvillim të Rajonit Planor të Pollogut dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së ujërave, njoftuan nga BDI – dega në Gostivar. 
Projekti financohet me mjete financiare në kuadër të Programit “IPARD”, masa 321, dhe do të realizohet punët përgatitore deri në asfaltimin e tërësishëm të trasesë rrugore me gjatësi prej 3.084 metra dhe gjerësi mesatare prej 3.5 metra,
“Kujtojmë që në Shkur të vitit 2016, përfunduan punimet për hapjen e rrugës Simnicë – Cerovë, rrugë që lidh fshatërat e Malësisë me regjionalen Gostivar – Kërçovë. Konkretisht, kjo rrugë lidh mbi 10 katunde të Malësisë së Gostivarit. Me kompletimin e rrugës nga Simnica në Cerovë do të krijohet një infrastrukturë rrugore që do të lehtëson qarkullimin e banorëve të fshatrave të Malësisë, reduktimin e kohës dhe shpenzimeve dhe do të ketë ndikim pozitiv në zhvillimin ekonomik lokal dhe familjar në drejtim të afrimit të konsumatorit me produktet ushqimore dhe bujqësore që kultivohen nga banorët e zonës. Shprehim faleminderim për Sekretarin shtetëtor në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së ujërave, z. Nefrus Çeliku, dhe drejtorin e Qendrës për Zhvillim të Rajonit Planor të Pollogut, z. Fatmir Saiti, për realizimin e projketit”, njoftuan nga BDI dega – Gostivar

TË FUNDIT