Gostivari Sot

mos humbisni asnjë lajm

CoVid-19, një pacient i shëruar në rajonin e Gostivarit

Ministria e Shëndetësisë njofton se Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 64 pacientë të shëruar nga Covid-19. Sipas qyteteve, janë kuruar 17 pacientë nga Shkupi, 9 nga Kumanova, 12 nga Prilepi, tre nga Tetova, 12 nga Struga, një nga Gostivari dhe një nga Kërçova.

Gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 145 testime prej të cilëve 22 kanë rezutuar pozitiv me Covid-19. Sipas qytetev, 13 raste janë regjistruar në Shkup, 2 në Prilep dhe 7 në Tetovë.

Numri i personave të diagnostifikuar me Covid-19 në vendin tonë shkon në 1.664 prej të cilëve 1.200 janë shëruar ndërsa 91 kanë ndërruar jetë. Alsat

TË FUNDIT