Gostivari Sot

mos humbisni asnjë lajm

Taravari: Edhe këtë fundjavë nuk hapen kafeteritë në Gostivar

Edhe këtë fundjavë nuk do të mund të hapen kafeteritë në Gostivar. Kështu ka bërë të ditur kryetari Arben Taravari, përmes një postimi në Facebook.

“Të nderuar gostivaras! Edhepse sot mora lajmin në grupin e krizës se kafeteritë mund të punojnë në modelin blej dhe shko, tash po shoh që ende ky vendim nuk është zyrtarizuar. Prandaj ju lutem që edhe këtë fundjavë mos fillojmë më këtë mënyrë pune, derisa edhe zyrtarisht të marim edhe me shkrim këtë vendim prej shtabit qëndror të emergjencës. Me të vetmin qëllim që askush mos ketë ndonji lloj pasoje, ju lutem të gjithë kafeterive në Gostivar, nesër mos fillojnë me punë, por të presim vendimin final në formë të shkruar deri ditën e hënë. Paçi një fundjavë të mbarë me familjet tuaja!”, shkruan në njoftimin e tij kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

LEXO: 

TË FUNDIT