Gostivari Sot

mos humbisni asnjë lajm

Rinia e fshatit Balindoll siguron ushqim për 30 familje nevojtare

Rinia e fshatit Balindoll, ka siguruar ushqim për 30 familje nevojtare. Ky aksion humanitar ka ardhur për muajin e shenjtë të Ramazanit, ndërsa është viti i katërt radhazi që rinia e këtij fshati ndihmon bashkëfshatarët. Sivjet një pako ushqimore kishte vlerën e 6900 denarëve, ndërsa ato përmbanin produkte të shumta ushqimore dhe higjienike. Zamir Iseini një nga organizatorët tha se aksioni realizohet përmes klubit futbollistik të fshatit “Iliria 92” dhe fondacioni humanitar “Balindoll”. Ai sqaroi se për zhvillimin e aksionit kanë gjetur mbështetje nga mërgimtarët dhe banorët vendas.

Iseini ka kërkuar nga e gjithë rinia gjatë kësaj kohe kur kriza ekonomike thellohet për shkak të pandemisë, të jenë sa më solidar, ndërsa premtoi se humaniteti nga rinia e Balindollit nuk do mungojë asnjëhere.

Aksioni humanitar i rinisë ka gjetur edhe mbështetjen e bashkësisë lokale të fshatit Balindoll. Kryetari Tefik Nuredini, tha se gjithmonë do jenë krah në çdo aktiviteti të rinisë.

Pakot me ushqime kanë filluar të shpërndohen menjëherë, me qëllim që familjeve që u dedikohen, sonte të kenë çfarë të shtrojnë për iftar.

TË FUNDIT