Gostivari Sot

mos humbisni asnjë lajm

Nga dita e nesërme hapen kafiteritë në Gostivar

Nga dita e nesërme kafiteritë në qytetin e Gostivarit do të mund ti shërbejnë klientët e tyre përmes mënyrës “Merr & shko”, këtë e bëri të ditur Kryetari I Komunës së Gostivarit në një deklaratë dhënë për mediat. Kafiteritë do të punojnë deri në fillimin e orës policore.

Ndryshe, Kryetari Taravari u shpreh se nga java tjetër do të kërkoi që kafiteritë të hapën dhe tëp resin klientët e tyre dhe brenda, por gjithmonë duke u siguruar që të respektohet distanca sociale e rokomanduar prej 2 metrave.

TË FUNDIT