Gostivari Sot

mos humbisni asnjë lajm

Muftinia e Gostivarit ndau 300 pako ushqimore për familjet sociale

Muftinia e BFI Gostivar organizoi aksion humanitar për territorin e saj me një sasi prej 300 pakove( 8 tonë materiale ushqimore), e sponzoruar nga administratorët e Muftinise, imamët, vaizët, mualimët dhe muezinët e xhamive të teritorit tê saj. Ndarja u realizua në prezence te Muftiut Shaqir ef Fetahut, nëpërmes të Kêshillave të xhamive me lista te skamnorëve.

Muftiu uroj këtë gjest të lartë të solidarizimit të nëpunësve fetar në këtë situatë tê vështirë që përjetojm nga sëmundja Covid 19.

Në fund muftiu Fetahu uroi agjërim të lehtë, shërim të të sëmurëve dhe ngushllime për familjet e viktimave nga kjo sēmundje.

TË FUNDIT