Gostivari Sot

mos humbisni asnjë lajm

CoVid-19, ndërron jetë një grua e moshuar nga Banjica e Epërme

Një grua e moshuar nga fshati Banjicë e Epërme e Gostivarit ka ndërruar jetë mbrëmë si pasojë e komplikimeve nga coronavirusi. Ajo dhe bashkëshorti i saj kanë qenë dy rastet e fundit me test pozitiv në Komunën e Gostivarit.

Gruaja një kohë të gjatë ka vuajtur nga karcinomi, ndërsa para dy ditësh është hospitalizuar për shkak të gjendjes së përkeqësuar. Tani për tani zyrtarisht, në komunën e Gostivarit ka dy të rikuperuar nga sëmundja e Covid-19.

Mëngjesin e sotëm nga autoritetet shëndetësore dërguar deri te kryetari i komunës theksohet se nuk ka raste të reja, ndërsa deri sot aktive janë tre raste.

Gjatë këtyre ditëve pritet edhe një test kontrollues i një banori të fshatit Çajle i cili para dy javësh ka qenë pozitiv, ndërsa në kontrollin e parë ka pasur rezultat negativ. Gjatë javëve të kaluara ai është mjekuar në kushte shtëpiake.

Në komunën e Vrapçishtit deri tani janë regjistruar katër raste, ndërsa një person nga Gradeci ka vdekur nga komplikimet e virusit.

Në territorin më të gjerë të Gostivarit nga fillimi i pandemisë ka 17 raste pozitive, ndërsa për tetë prej tyre pritet të konfirmohet se janë shëruar.

TË FUNDIT