Gostivari Sot

mos humbisni asnjë lajm

Pyjet Kombëtare” dezinfekton objektet e institucioneve kryesore në qytetin e Gostivarit

Ndërmarrja Publike “Pyjet Kombëtare” ka kryer dezinfektim në disa nga objektet e institucioneve kryesore në Qytetin e Gostivarit. Spitali I përgjithshëm I qytetit “Ferid Murad”, Stacioni policor, Objektet e myftinisë së Gostivarit si dhe Objekti I Gjykatës Themelore dhe asaj të Apelit ishin vetëm disa nga objektet që u dezinfektuan.

Zv Drejtori I kësaj ndërmarrje, Berat Dehari deklaroi se ideja për të kryer dezinfektim në këto hapësira erdhi si nevojë për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve në kohën kur vendi përballet me pandeminë e Covid 19.

Dehari sqaroi se procesi I dezinfektimit tashmë po zhvillohet dhe në disa vende të tjera paralelisht, dhe se I njejti do të vazhdoi dhe nëpër qytete të tjera.

Ndryshe, NdërmarrjaPublike “Pyjet Kombëtare” ditë më parë ka miratuar dhe vendime të tjera për mbrojtjen e qytetarëve nga koronavirusi, si ndalimi I lëvizjes nëpër pyje në një orar të caktur dhe vazhdimisht ka bërë apel që të respektohen rekomandimet e institucioneve shtëtërore dhe shëndetësore.

TË FUNDIT