Gostivari Sot

mos humbisni asnjë lajm

“Gostivar Quarantine Concert” çdo natë në ora 21 direkt në Gostivari Sot

Qendra për Kulturë në Gostivar prej sonte fillon aktivitetet kulturore konform rethanave të krijuara pas përhapjes së pandemisë CoVid-19 dhe ndalesave të krijuara, njofton Gostivari Sot 

Aktivitetet do të zhvillohen përmes rrjetit të internetit. Aktiviteti i parë fillon sonte me fillim prej ora 21:00, ndërsa nismës i bashkohet edhe Gostivari Sot dhe Flaka. Koncertet online, njëkohësisht do të transmetohene edhe në Fejsbuk në fan page të Gostivari Sot dhe Flaka.

“Sonte fillojmë me projekti muzikor “Gostivar Quarantine Concert”, ku do të marin pjesë të gjithë këngëtarët/et dhe muzicientët Gostivaras. Mini koncertet do të jepen çdo natë në ora 21:00 me shpresë që t’ua ndriçojme netët e izolimit. Nata e parë do të perdormojnë Hajdar Hajdari dhe Afrim Ajdari”, njoftoi Hod Miftari, drejtor i Pallatit.

Por, aktivitetet nuk mbarojnë këtu. Çdo të shtunë me fillim prej ora 18 do të transmetohet program për fëmijë.

“Princesha mbi Bizele” quhet përalla që do të transmetohet javën që vjen. Është kjo një nismë për të  gjithë fmijët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Mal të Zi. Gostivari Sot

TË FUNDIT