Gostivari Sot

mos humbisni asnjë lajm

Qendra për Kulturë në Gostivar, fillon aktivitetet kulturore “online”

Qendra për Kulturë në Gostivar, rifillon aktivitetet kulturore konform rethanave të krijuara pas përhapjes së pandemisë CoVid-19 dhe ndalesave të krijuara, njofton Gostivari Sot 

Aktivitetet do të zhvillohen përmes rrjetit të internetit. Aktiviteti i parë fillon ditën e hënë.

“Nesër fillojmë me projekti muzikor “Gostivar Quarantine Concert”, ku do të marin pjesë të gjithë këngëtarët/et dhe muzicientët Gostivaras. Mini koncertet do të jepen çdo natë në ora 21:00 me shpresë që t’ua ndriçojme netët e izolimit. Nata e parë do të perdormojnë Hajdar Hajdari dhe Afrim Ajdari”, njoftoi Hod Miftari, drejtor i Pallatit.

Por, aktivitetet nuk mbarojnë këtu. Çdo të shtunë me fillim prej ora 18 do të transmetohet program për fëmijë.

“Princesha mbi Bizele” quhet përalla që do të transmetohet javën që vjen. Është kjo një nismë për të  gjithë fmijët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Mal të Zi. Gostivari Sot

 

TË FUNDIT