Gostivari Sot

mos humbisni asnjë lajm

Në Muzeun Etnologjik të Haxhi Zekës nga fshati Kalisht 

Familja Zeka me prejardhje nga Kalishti i Gostivarit dhe me vendbanim në Reçicë të Vogël të Tetovës, është një familje arsimdhashëse, bujare dhe mbi të gjitha atdhetare.

Kur përmendimin familjen Zeka, kujtojmë Universitetin e Tetovës, Bari Ganiun dhe Haxhi Zekën.

Akti i themelimit të Universiteti të Tetovës u nënshkrua në shtëpinë e Bari Ganiut në Reçicë të Vogël. Atëherë kur Tetova ndodhej në shtetrethim, isha Bariu që hapi dyert e shtëpisë për nismëtarët e themelimit të UT-së.

Sa herë që përkujtojmë përvjetorin e Universitetit të Tetovës, është e pamundur të mos përmendet shtëpia ku u bë akti i nënshkrimit të themelimit të këtij institucioni të rëndësishëm të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.

“I thirra këtu tek unë të vijnë. Më 15 apo 16 diku rreth orës 12 të natës u nënshkrua, sepse, kishte tepër punë nënshkrimi sepse lokaliteti i prishi rregullat e punëve të caktuara. Neve na përcollën tre net por nuk ua merrte mendja se ndodh diçka sepse nuk ishim të arsimit neve. Zonja ime dhe vajzat se i kisha pa martuar, kishin venduar një sofrabez lartë dhe kishin venduar këmisha çorape, peshqir ti nxjerrin jashtë tua vënë veturave të delegatëve ti ngjaj se japim boçe bëjmë diçka njëfarë ceremonie”, shprehet Bari Ganiu, pronar i shtëpisë ku u nënshkrua akti.

Nuk thonë më kotë, gjaku nuk bëhet ujë. Tradita kombëtare e familjes Ganiu duket që i ka rrënjët e thella. Njëjtë si Ganiu, edhe Haxhi Zeka ka punuar për kauzën kombëtare.

Me vetiniciativë dhe me xhelozinë më të madhe grumbulloi gjësendeve me vlerë nga e kaluara. Tanimë me plotkuptimin e fjalës vendi ku i grumbulloi, sistemoi dhe konservoi mund të quhet një Muze i mirëfilltë.

“Muzeu Etnologjik i Haxhi Zekës nga fshati Kalisht  i cili ka banuar në Reçicë të Vogël.
Haxhi Zeqirjah Aliu (1935-2016) gjatë gjith jetës së tij hobi kishte konservimin e sendeve me vlerë nga e kaluara jonë i cili deri në frymen e fundit me shumë përkushtim u kujdes për muzeun Etnologjik” shprehet Izo Ganiu djali i vëllaut të Haxhi Zekës.

Ganiu thotë që muzeu i krijua pas një pune të palodhshme mbi 30 vite të Haxhi Zekës. Thotë që gjatë gjithë kohës është marrë më këtë hobi cili deri në frymen e fundit.

“Muzeu u vizitua nga përfaqësues të ambasadat e huaja, përfaqëses të Universiteteve, dhe shumë e shumë vizitorë të vendit dhe nga jashtë”, thotë Izo Ganiu.

Siç u theksua në fillim, familja Zeka është me prejardhje nga Kalishti i Gostivarit, një fshat i lashtë dhe me traditë kombëtare. Rrugës rajonale rrëzë Malit Sharr afër 12 km larg Gostivarit shtrihet fshati Negotinë ku të çon rruga përmes fshatit për në Kalishtin e malësisë, i cili shtrihet në pjerrtësinë e kodrave të anës së djathtë të lumit Mosdaç.

Material i shkëputur nga libri i Ismet Jonuzi – Krosi “Qëndresa shqiptare në Jugosllavinë Titiste” (1944-1990)

Në rrafshin e çështjes kombëtare të cilët kanë dhënë personalitete me namë, malësorët mburren me trimëritë e burrave të pushkës për çështjen kombëtare duke filluar që nga sundimi i Perandorisë Osmane ku përkujtojnë Daut Idrizin, i cili ka qenë deputet i asaj kohe si dhe mbi 25 vjet krypari i Kalishtit, gjithashtu përkujtojnë Selam Zendelin, i cili ka qenë ushtar në Jemenin e largët që me vete ka sjellë flamurin e luftës që sipas zakoneve të malësisë e kanë përdorur nëpër dasma, por pas vitit 1945 këtë zakon ua kanë ndaluar komunistët, po ashtu përmendin ushtarët e Jemenit Faik Nesimin dhe Ismail Zendelin.

Po sipas burimeve bullgare, në komunën e Senakosit u vranë mbi 170 fshatarë të pafajshëm. Gjithashtu edhe banorët e fshatit Kalishtë,si të gjitha fshatrat e tjerë që kishin marrë pjesë ose i kishin ndihmuar kryengritësit, kanë qenë shumë aktivë. Banorët e fshatit Kalishtkishin deklaruar hapur: “Me ardhjen e ushtrisë shqiptare prej Dibre edhe ne u bashkangjitëm me vëllezërit tanë. Për këtë arsye, pas dështimit të kryengritjes, ushtria serbe vendosi të hakmerrej ndaj banorëve të këtij fshati. Me të hyrë në fshat ushtria serbe mblodhi të gjithë burrat, i futi në shkollën e fshatit dhe prej aty i nisi për në komunën e Pozharanit. Gjatë rrugës disa i vranë me pushkë e disa i therën me thika. Numri i të masakruarve të këtij fshati, që ranë dëshniorë për liri, është mbi 43 veta, ndërsa i gjithë fshati u plaçkitë nga ushtarët serbë. Shumicën e rasteve të ushtrimit të dhunës e të gjenocidit, siç e kemi përmendur edhe më lart, e bënin çetat çetnike serbe dhe në krye të tyre ishin Mihajlli nga Pozhorani, Risto nga fshati Turçan dhe Bogdan Mihajlli nga Bajnica. Në Pollog dhe në rrethinat e tij janë të njohura veprimet e tyre barbare

Në luftërat ballkanike përmendin krimet e serbit të parë vrasin 43 burra të pafajshëm që si krim ende mbetet i pandriçuar në histori edhe pse sot vendi i varrezave të reja është dëshmi e vetme që përkujtohen viktimat e Kalishtit.

Historiku i fshatit kalisht daton që nga mesjeta e hershme përkatësisht në vitin 1300.Pra, në lartësinë mbidetare 1000 metra shtrihet Kalishti, i cili daton që nga mesjeta e hershme përkatësisht në vitin 1300 /përmendet nga autorët M. Purkoviç në veprën “Popis Sella” në faqen e 100 si dhe nga autori R. Grujiç “Prihilendarske Povelje… “ Libri I, Shkup-1936 fq. 31/ ndër të tjera përshkruhet si lokalitet ngase përmendet manastiri i kishës së Shën Gjergjit të këtij fshati, ndërsa në historiografinë e Perandorisë osmane haset në vitin 1455 me 26 shtëpi, dhe në defterin nr. IV të osmanlinjve të vitit 1468 po me 26 shtëpi si dhe në vitin 1470 po në të njëjtat burime është e shënuar ndër të tjera vendi i quajtur “Guri i gjatë” që edhe sot e tërë ditën haset në Kalisht me të njëjtin emërtim.

Prej vitit 1996 fshati Kalisht gravitoi në Komunën e Negotinës së Pollogut, ndëra prej 2006 graviton në Komunën e Vrapçishtit, ka mbi 150 shtëpi e mbi 1100 banorë. Gostivari Sot 

TË FUNDIT