Gostivari Sot

mos humbisni asnjë lajm

ETC – Gostivar vazhdon me shërbimin online çdo ditë!

ETC – Gostivar vazhdon me shërbimin online. Shkaku i lëvizjes së kufizuar qendra tregtare ETC në Gostivar, ka vendosur në dispozicion të konsumatorëve shërbimin e dërgesës deri në adresën e klientëve, njofton Gostivari Sot

Besnik Reka, përgjegjës i ETC në Gostivar thekson se shërbimi on-line vijon edhe në periudhën në vazhdim, derisa të zgjat periudha e pandemisë.

“ETC – Gostivar, tanimë ka filluar me organizimin e shitjes online çdo ditë pune. Edhe gjatë orarit organizojmë shitje online, për shkak se disa konsumatorë të moshave të ndryshe, për shkak të vështirësive si pasojë e pandemisë, nuk i frekuentojnë qendrat tregtare dhe tregjet. Ne, për hirë të rasteve të tilla, kemi ofruar çdo ditë shitjen online. Vazhdojmë me dërgesat çdo ditë në shtëpitë e tyre. Po ashtu, gjatë orarit të izolimit, pra gjatë ditëve të fundjavës, do të vazhdojmë me shërbimin online nga ora 8 të mëgjesit deri në ora 21 të mbrëmjes. ETC do të vazhdon të jetë në shërbim të qytetarëve në çdo periudhë kohore”, thotë Reka.

Reka thotë që një numër i madh qytetarësh vazhdojnë të blejnë nga shtëpia. Sipas tij, çdo kërkesë realizohet brenda 1 apo 2 orëve maksimum,  dhe kështu do të vazhdohet derisa zgjatë lëvizja e kufizuar.

Edhe përkundër faktit se shumë biznese kanë rritur çmimet e produkteve ushqimore dhe higjienike pas blerjeve me shumicë nga qytetarët, qendra tregtare ETC në Gostivar, vazhdon t’u shërbejë klientëve të saj, me të gjitha artikujt e nevojshëm dhe mbi të gjitha me çmimet e zakonshme në treg. Reka thotë që furnizimet kryen rregullisht në ETC, çmimet mbetet të njëjta, andaj qytetarët nuk kanë nevojë të stërmbushen me rezerva ushqimore pasi furnizimi do të jetë i rregull dhe me çmime të zakonshme.

“ETC – Gostivar do të jetë për qytetarët dhe në shërbim të tyre. Dëshiroj të dërgoj një mesazh deri te klientët. Le të furnizohen me aq sa kanë nevojë dhe kur kanë nevojë. Do të jemi pranë tyre dhe furnizimet do të jenë të rregullta, madje edhe deri në shtëpitë e tyre. Qëllimi jonë është  që qytetari të shërbehet në kohë dhe në mënyrën duhur”, shprehet Reka.

Për të gjithë kosumatorët që shfrytëzojnë shërbimin on-line, ETC i suprizon duke u dërguar ndonjë produkt falas. Porositë e marra, menjëherë përgatiten nga ekipi mobil dhe nisen për te shtëpitë e qytetarëve.

“Qytetarët e Gostivarit mjafton që të telefonojnë në numrat e telefonit që janë publike në faqen tonë në Fejsbuk dhe mediat lokale. Ne e marrim porosinë me artikujt e nevojshëm dhe nga ana e stafit tonë në një periudhë shumë të shkurtër , një orë – një orë e gjys, artikujt do t’i kenë në shtëpitë e tyre”, thotë Reka.

Besnik Reka, menaxheri i ETC-së për Maqedoninë e Veriut, pohon se kohëve të fundit ka pasur një fluks më të madh të blerësve, përshkak të gjendjes së përhapjes së Covid 19-tës, por qendra tregtare ETC është gjithmonë e përgatitur.

Për të respektuar rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë për mbrojtje nga Koronavirusi, në ETC janë rritur dukshëm dhe masat e higjienës, thotë Reka. Ai apelon deri tek të gjithë qytetarët që të respektojnë rekomandimet mbrojtëse ndaj virusit të ri dhe të furnizohen me produkte sipas nevojës. Gostivari Sot 

 

 

TË FUNDIT