Gostivari Sot

mos humbisni asnjë lajm

Fshirja e gjurmëve të Pallatit të Kulturës në Çegran !

Në vitin 1945 deri në vitin 1966, në fshatin Çegran ka ekzistuar objekti dedikuar aktiviteteve kulturore që në mesin e popullatës thirrej “Domi”, apo Pallati për Kulturë. Nga ajo kohë, objekti ka ekzistuar dhe funksionuar me shumë sukses deri në vitet 1965, ku në rrethana të panjohura ishte përfshi nga flakët e zjarrit dhe për pasojë kishte dal jashtë funksionit. Veteranët e arsimit kujtojnë që në atë objekt ishin shfaqur projekte filmike, drama dhe shfaqe të tjera kulturore dhe artistike. Ky objekt, tashmë 60 vite nuk ka asnjë gjurmë ekzistimi. Vetëm disa fotografi dhe kujtime kanë ngelur nga fuknsionimi i këtij objekti. Pas një mungese gati 60 vjeçare, së fundmi, me iniciativë të banorëve të fshatit Çegran është iniciuar ndërtimi i Pallatit të ri të Kulturës në këtë fshat.

Me mbarimin e luftës së dytë botërore, nga viti 1945 deri në vitin 1966, në fshatin Çegran ka ekzistuar objekti dedikuar aktiviteteve kulturore që në mesin e popullatës thirrej “Domi”, apo Pallati për Kulturë. Selajdin Abduli mësimdhënës i këtij fshati thotë që në atë kohë kishte filluar ndërtimi i të ashtuquajturve “Dome”, si rezultat i një projekti rus.

Abduli thotë se objektet të tilla u ndërtuan nëpër shumë fshatra, përfshi edhe fshatin Çegran. “Dome të
tillë u ndërtuan nëpër shumë fshatra të Komunës së Gostivarit. Karakteristik e tyre ishte ndërtimi identik nëpër çdo fshatë ku objekte të ngjashme me Domin e Cegranit mund të gjendeshin edhe në Balindollë, Çajlë, Forinë, Vollkovi, Tenovë dhe disa fshatra të tjera. Domi ishte ndërtuar që të shërbej si Pallat Kulture që dëshmon për rëndësinë që i kushtonte kulturës sistemi i kohës”, shprehet Abduli.

Sulejman Xhelili, po ashtu mësimdhënës në shkollën e fshatit, thotë që me rritjen numrit të nxënësve e sidomos inkuadrimin e vajzave të para në shkollën tonë u rrit numri i nxënësve në shkollë, dhe me këtë trend u paraqit edhe nevoja për paralele shtesë.

“Pas një kohe të shkurtër nga mësimdhënësit e kohës u bë përshtatja e ambienteve të Domit për nevojat e shkollës. Ky adaptim u bë në mënyrë graduale”, shton ai.

Nga ajo kohë, objekti ka ekzistuar dhe funksionuar me shumë sukses deri në vitet 1965, ku në rrethana të panjohura ishte përfshi nga flakët e zjarrit dhe për pasojë kishte dal jashtë funksionit. Veteranët e arsimit kujtojnë që në atë objekt ishin shfaqur projekte filmike, drama dhe shfaqe të tjera kulturore dhe artistike.

Në mjediset e Shtëpisë së Kulturës, kanë performuar shumë shoqëri dhe ansamble të ndryshme nga
Maqedonia dhe shtetet fqinje siç është Kosova. “Në vitin 1960, për herë të parë në kuadër të shkollës në hapësirat e Domit kemi kinomatografinë e parë ku shfaqeshin filma të cilët nuk ishin të dedikuara vetëm për nxënësit por edhe për qytetarët e interesuar. Domi siç u quajt në atë kohë, ka luajtur rolin në edukimin dhe solli në fshat shkëndijat e para të artit dhe kulturës.

Pas djegies, rrënimit dhe uzurpimit të objektit, mbeten vetëm kujtimet e kohës në mesin e banorëve më të vjetër të fshatit. Ky objekt, tashmë 60 vite nuk ka asnjë gjurmë ekzistimi”, kujtojnë banorët e
fshatit Çegran.

“Kushtet që u krijuan tek Domi ishin kushte nga më të përshtatshmet për kohën, për herë të parë në Çegran kemi sallën e sportit e cila ishte e kompletuar me të gjitha mjetet e nevojshme për ushtrimet fizike të nxënësve. Mjediset e objektit të Domit për kohën që u ndërtua kishin hapësirë shumë të madhe me çka mundësoi edhe krijimin e shumë terreneve sportive për futboll, handboll, volejboll, e tjerë. Po ashtu vlen të përmendet që në kuadër të Domit hasim edhe kuzhinën e parë në kuadër të shkollës, siç tregojnë edhe udhëheqësit e asaj kohe të Domit”, thotë Xhelili.

Kuzhina dhe ushqimet që ajo përgatiste u mundësuan nga organizata Amerikane  “Undra”. Kjo organizatë furnizonte me pluhur qumështi, miell dhe produkte të tjera. Miellin e kësaj organizate udhëheqja e Domit e dërgonte në bukëpjekësit e qytetit me qëllim gatimin e bukës, karakteristikë dhe risi për këtë kohë ishte edhe përgatitja e simiteve për nxënësit.

“Domi siç u quajt në atë kohë, ka luajtur rolin në edukimin dhe solli në fshat shkëndijat e para të artit
dhe kulturës. Pas djegies, rrënimit dhe uzurpimit të objektit, mbeten vetëm kujtimet e kohës në mesin e banorëve më të vjetër të fshatit. Ky objekt, tashmë 60 vite nuk ka asnjë gjurmë ekzistimi. Më pas, ky objekt është shndërruar në objekt shkollor. Duke folur për të kaluarën e fshatit, veteranët e arsimit kujtojnë që atë botë ka ekzistuar edhe stacioni radio informues ku me megafonë të vendosur nëpër shtyllat elektrike është informuar fshatin për informacione të ndryshme”, thotë Zani Memedi, kryetar i Shoqërisë Kulturore Artistike “Jahi Hasani”.

Pas një mungese gati 60 vjeçare, së fundmi, me iniciativë të banorëve të fshatit Çegran është iniciuar ndërtimi i Pallatit të ri të Kulturës në këtë fshat.

Nga këshilli organizativ që përbëhet nga kryesia e Shoqërisë Kulturore Artistike “Jahi Hasani”, thonë se kjo nisme vjen si kërkesë e kamotshme e qytetareve të këtij fshati për të pasur objektin dhe institucionin e mirëfilltë për kultivimin e kulturës, kjo me qëllim që në mënyrë më të mirë, në kushte më të mira dhe mbi gjitha në formë institucionale të zhvillohet arti dhe kultura.

Aktualisht, manifestimet zhvillohen në palestrën sportive të shkollës qendrore të fshatit, ndërsa ushtrimet mbahen në mjediset e shkollës tjetër.

Veteranët e arsimit nga ky fshat, vërejnë se elementi kulturor vazhdimisht ka qenë në shënjestër
të pushtuesve të kohës. Ato kujtojnë se në fshatin e tyre kanë ndodhur edhe dy raste të renda kur
bëhet fjalë për kulturën fetare historike, në rastin e parë është devalvuar xhamia më e vjetër e
fshatit e cila daton nga viti 1928 dhe me një arkitekturë me vlere të veçante.

Aktualisht, nga kjo xhami ka ngelur vetëm minarja e cila i shpëtoi devalvimit të kohës.

Në rastin e dytë ndodhi po e njëjta gjë. Xhamisë që në mesin e popullatës u emërua si Xhamia e Lokës, iu rrëzua minarja e vjetër dhe u ndërtuan dy minare të reja.

U adaptua enterieri, por xhamia e ka humbur vlerën historike dhe kulturore fetare.

Në fillim të shekullit të 19 në kohën e Perandorisë Osmane, fshati Çegran është llogaritur si fshat shqiptar në nahinë e Gostivarit dhe kazën e Tetovës.

Fshati Çegran aktualisht ka 234 shtëpi dhe mbi 13.600 banorë të nacionalitetit shqiptar. Fshati Çegran
njihet edhe për krijimin e kampit të refugjatëve kosovar nga luftua e fundit në Kosovë. Gostivari Sot

TË FUNDIT