Gostivari Sot

mos humbisni asnjë lajm

Zyrtarisht në Gostivar evidentohen 8 raste të prekura nga CoVid-19

Zyrtarisht në Gostivar evidentohen 8 raste të prekura nga CoVid-19.  Ministria e Shëndetësisë bën të ditur edhe për numrin e personave të sëmurë: në Gostivar – 8; Shkup – 316; Kumanovë – 211; Dibër – 49; Shtip – 27; Prilep – 75; Tetovë – 37; Strugë – 43; Veles – 32; Manastir –9; Ohër –4; Kavadar – 3;  Gjevgjeli – 4; Strumicë – 2; Kriva Pallankë – 3; Radovish – 4; Krushevë – 3; Koçan – 22 dhe Probishtip – 2.

Në 24 orët e fundit janë diagnostikuar 26 raste të reja të Kovid-19: Nga katër persona në Shkup dhe Tetovë, 11 në Kumanovë, në Prilep – tre, në Veles edhe dy dhe nga një në Koçan dhe Probishtip. Me ato, numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar në vendin tonë ka mbërritur 854 persona.

Në Shtip sot janë regjistruar tre pacientë të shëruar nga Kovid-19, të cilët me formë të lehtë të sëmundjes janë shëruar në kushte shtëpie.

Në 24 orët e fundit janë bërë 330 teste. Përmes Institutit për Shëndet Publik – 317, përmes Fakultetit të Veterinarisë -13, Avicenës – 9, Boitekut – 24 dhe “Filipit të Dytë” (Zhan Mitrev) – 71.

Deri më tani janë bërë gjithsej 8552 testime për koronavirus.

Katër pacientë kanë ndërruar jetë në Klinikën për Sëmundje Infektive, dy janë nga Shkupi – një paciente e moshës 79-vjeçare dhe një pacient i moshës 63 vjeçare, një pacient i moshës 58-vjeçare nga Velesi dhe një pacient i moshës 76 vjeçare nga Prilepi, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.

TË FUNDIT