Gostivari Sot

mos humbisni asnjë lajm

Dyndje e madhe në qytet, pas orës së stërzgjatur policore

Ndalesën e parë për lëvizje nga e premtja e kaluar dhe deri sot në ora 5 të mëngjesit, duket që ka krijuar shumë nevoja për qytetarët e Gostivarit

Pas heqjes së ndalesës, që në orët e para të mëngjesit vërehet një dyndje e qytetarëve nëpër rrugët e qytetit.

Gjëja që mund të shihet në duart e qytetarëve , janë qeset e mbushura me artikuj ushqimor dhe gjësende të tjera të nevojshme.

Pas orës policore e cila zgjati plot 61 orë në gjithë shtehtin, sot vërehet lëvizje të njerëzve dhe trafikut nëpër rrugë. Ora policore prej sot vazhdon sikurse ditëve të punës të javës së kaluar, nga 16:00 deri në 05:00.

Për uikendin e ardhshëm po shqyrtohet mundësia që ndalimi të zgjatet edhe për një ditë, sipas gjitha gjasave, do të jetë e hëna, që nënkupton që ndalesa të vlej nga e premtja në ora 16:00 deri të martën në ora 05;00. Këtë dje e paralajmëroi ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe sipas të ciit një propozim i këtillë do të shqyrtohet në seancën e sotme të Qeverisë. Gostivari Sot 

TË FUNDIT