Gostivari Sot

mos humbisni asnjë lajm

Zyrtare, në Gostivar regjistrohet një rast tjetër i infektuar nga KoVid 19

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 49 raste të reja të prekura nga  Covid-19, dhe një nga këto raste është regjistruar në qytetin e Gostivarit, njofton Gostivari Sot 

Rastet e reja nëpër qytete:

– Shkup 13

– Kumanovë 14
– Shtip 6
– Prilepi 8
– Veles 6
– Gostivar 1
– Koçani 1
Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë është 760 persona.
Ditën e kaluar janë bërë 586 teste, ndërsa deri tani 7.653 pacientë Covid-19, sakaq dy persona
nga Kumanova dhe Prilepi kanë vdekur nga koronavirusi.
Në ditën e kaluar në Klinikën Infektive janë pranuar 3 pacientë dhe aktualisht nurmi i të shtruarve është 68. Nga ata, 15 janë në trajtim të aparatit për oksigjen si dhe 8 në ventilimin mekanik.
Ndërkohë, 8 pacientë të rinj janë pranuar në spitalin 8 Shtatori në Shkup, kurse  28 të hospotalizuar janë të  dyshimtë se janë të ifentkaur nga koronavirusi. Nëntë pacient janë me pasqyrë të rënduar klinike dhe 6 pacientë trajtohen me frymëmarrje artificiale.
Gjithsej 5 pacientë janë shtruar në spital në Manastir. Një pacient trajtohen me aparat për
oksigjen e tjetri është në gjendje stabile. Në trajtim shtëpiak përmes këtij spitali ndodhen 7 pacientë të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Në Shtip gjithsej  janë shtruar në spital 13 pacientë të cilët janë të dyshimtë për koronavirus, dhe 13 të tjerë po ndiqen për trajtim shtëpiak. Atje, përveç një pacienti që ndodhet në përkeqësim të gjendjes shëndetësore, të gjithë pacientët e tjerë ndodhen në gjendje të mirë. Gostivari Sot 

TË FUNDIT