Gostivari Sot

mos humbisni asnjë lajm

Policia me faleminderim për banorët e Pollogut, një kohësisht apelon të respektohen masat

Sektori për punë të brendshme Tetovë, publikisht falemenderon qytetarët e rajonit të Pollogut (Tetovë-Gostivar) të cilët që nga fillimi i kanë respektuar vendimet e Qeverisë së Republikës se Maqedonisë dë Veriut, për lëvizje të kufizuar, gjegjësishtë i kanë zbatuar urdhërat, paralajmërimet dhe këshillimet tjera, nga udhëheqsia e shëndetsisë, transmeton Gostivari Sot 
“SPB Tetovë beson dhe shpreson se kjo sjellje dhe procedurë do të vazhdojnë edhe në periudhën që pason, gjë që është interes i përbashkët për të gjithë, të policisë dhe të qytetarëve. Me respektimin e urdhërave për lëvizje të kufuzuar, në masë të madhe ju jepet ndihmë zyrtarëve të SPB Tetovë, ku përforëcohet dhe avansohet besimi i ndërsjellë në mes policisë dhe qytetarëve”, shprehen nga atje.
Pjestarët e policisë nga SPB Tetovë, çdo ditë japin maksimumin që deri në fund të kryejnë detyrimet profesionale edhe në rrethana të ,,korona-krizës” duke u munduar maksimalishtë që bë ç’do kohë dhe vendë të jenë në ndihmë të qytetarëve, ta zbatojnë ligjin dhe të sigurojnë rend dhe siguri në të gjithë rajonin.
“Secili mosërespektim i rregullave dhe dispozitave ligjore, si dhe vendimet dhe paralamërimet, SPB Tetovë pa asnjë tolerancë do ti sanksionoj, me një qëllim të vetëm-të mbrohet shëndeti i qytetarëve, prona e tyre dhe pa pengesa të funksionoj jeta e përditshme në rajon, kuptohet në kushtet e tanishme të ndryshuara për shkak të ,,virusit korona”, thonë nga Policia.
SPB Tetovë ka edhe një mesazh për qytetarët, që të kenë durim dhe tju shtojnë durimin tjerëve, që të sillen racionslishtë dhe me optimizëm të përbashkë ta tejkalojmë situatën aktuale.   Gostivari Sot

TË FUNDIT