Gostivari Sot

mos humbisni asnjë lajm

Në Gostivar shënohet 8 prilli – Dita ndërkombëtare e Romëve

Romët sot shënojnë Ditën ndërkombëtare të tyre – 8 prillin. Tanimë në mënyrë tradicionale kjo ditë shënohet edhe në Gostivar. Për shkak të pandemisë, e njejta u shënua me një ceremoni simbolike me ngritjen e flamurit rom para komunës.

Në flamur i këtij komuniteti iu bashkangjit flamujve të tjerë në Sallën e Këshillit komunal të Gostivarit, i cili vendoset për herë të parë në këtë vend. Ceremonisë iu bashkangjit edhe kryetari Arben Taravari dhe këshilltari i vetëm rom në Këshillin e Gostivarit, Kashmir Saliu, i cili sqaroi se paratë e ndara nga komuna për shënimin e ditës ndërkombëtare rome, do të shkojnë për familjet rome me rrezik social.

Këshilltari Saliu, i cili njëherit është nënkryetar i partisë Forcat Demokratike Rome, i bëri thirrje komuniteti rom të respektojnë masat e autoriteteve mbi koronavirusin.

Kryetari Taravari tha se komuna e Gostivarit, ka një mozaik të etniteteve, ndërsa romët janë një segmet i rëndësishëm i bashkëjetesës, për çka premtoi se Komuna e Gostivarit do të vazhdojë të punojë në përmirësimin e jetesës të çdo bashkësie etnike, sidomos asaj rome.

U fol edhe për historikun e popullatës rome në përgjithësi dhe jetesën e tyre në Maqedoni.

Ndryshe, komuniteti rom njihet prej 49 vitesh, pasi më tetë Prill të vitin 1971 në Londër filloi Kongresi i parë i romëve i cili zgjati deri më 11 prill. Në Maqedoni, sipas regjistrimit në vitin 2002, jetojnë rreth 53.879 romë, sot numri i tyre mendohet të jetë rritur edhe për 100 mijë banorë. Me Kushtetutën e vitit 2001, romët në Republikën e Maqedonisë së Veriut njihen si popull. Ata janë popull indo-evropian me shtetin e tyre amë Indinë, kurse në Maqedoninë e Veriut mendohet të kenë ardhur për herë të parë në shekullin e 14-të.

TË FUNDIT