Gostivari Sot

mos humbisni asnjë lajm

Spitali i Gostivarit me skemë të re të punës për shkak të pandemisë

Personeli mjekësor në spitalin e Gostivarit do të punojë në ndërrime një javore, kjo është një masë e re që ka ndërmarrë udhëheqësia e spitalit, në mënyrë që repartet të mos mbyllen në rast të shfaqjes të të sëmurëve me Kovid 19, njofton TV Globi, transmeton Gostivari Sot

Për të siguruar funksionim pa ndërprerje të punës, udhëheqësia e spitalit të përgjithshëm “Ferid Murad” në periudhën e ardhshme vendos parim të ri të funksionimit në reparte.

“Këto janë masa të jashtëzakonshme për të mbrojtur punonjësit. Puna e reparteve do të bëhet në grup, kështu që një grup do të jetë në punë për një javë, dhe grupi i dyti do të jetë rezervë. Ata nuk do të kontaktojnë me njëri-tjetrin çdo ditë. Kjo është e rëndësishme pasi nëse një infeksion ndodh tek ndonjëri prej pacientëve, në mënyrë që të mos përballemi me mbylljen e repartit dhe pacientët të mbesin pa mbikëqyrje”, delaroi Jakup Jakupi, drejtor i spitalit të Gostivarit.

Spitali i Përgjithshëm i Gostivarit ka mbi 500 të punësuar dhe ofron shërbime për qytetarët e rajonit më të gjërë të Gostivarit. TV Globi

TË FUNDIT