Gostivari Sot

mos humbisni asnjë lajm

Policia me apel deri tek bujqit: Të mosë ndezin zjarre

Me ngrohjen e kohës në rajonin e Pollogut, do të intensifikohen aktivitetet buqësore nëpër arat dhe për këtë arsye Sektori për punë të brendshme Tetovë, edhe një herë apelon deri tek të gjithë individët, që këtyre ditëve do të punojnë nëpër hapsira byqësore, ose për shkaqe të ndryshme do të lëvizin nëpër vende të hapura, të mosë ndezin zjarre, njofton Gostivari Sot
“Veçanërishtë ka të bëj me bujqit, të cilët intenzivishtë përgaditen për mbjellat pranverore, me ç’rast i pastrojnë dhe djegin mbetjet dhe barishtet e thata nëpër ara, kurse zjarret që nuk kontrollohen shumë shpejtë përhapen, veçanërishtë kur koha është me erë”, thonë nga Policia
Bujqëve gjithashtu ju bëhet me dije, që të kenë kujdes maksimal, kur lëvizin ne maqinerit  e punës, të kujdesen që të jenë teknikisht të rregullta dhe ti drejtojnë vetëm personat që kanë leje.
“Të kenë kujdes maksimal edhe ata që lëvizin dhe punojnë nëpër male, si dhe gjith tjerët për arsye se nevoitet një shkëndij e vogël nëpër barishet e ulëta dhe të thata, që të përhapet zjarrë i madh”, apelojnë nga Policia
Sektork për punë të brendshme Tetovë, përsëri ju rrikujton se shkaktimi i zjarrit me qëllim apo nga pakujdesia, paraqetë vepër penale, për të cilat janë të parapara dënime rrigoroze dhe sanksione ligjore, nvarësishtë nga pasojat përfundimtare ekologjike apo pasojave tjera. Gostivari Sot

TË FUNDIT