Gostivari Sot

mos humbisni asnjë lajm

Zhbogari: Nuk ka kthim mbrapa, treni i bisedimeve u largua nga stacioni dhe ju jeni në të

Vendet anëtare vendosën t’i çelin bisedimet me Maqedoninë e Veriut. Nuk ka më kthim mbrapa, treni i bisedimeve u largua nga stacioni dhe ju jeni në të. Shpejtësia e trenit varet nga dy makinistë nga të dyja palët. Bisedimet do të zhvillohen aq shpejtë sa jeni ju në gjendje të bisedoni, t’i përmbushni kërkesat dhe të bëni reforma. Shpresoj se të gjitha forcat politike do të mund të mund të bashkohen rreth qëllimit strategjik të përshpejtimit të bisedimeve, shprehet euroambasadori Samuel Zhbogar në intervistën për MIA-n.

Lidhur me atë se kur pritet të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare, për metodologjinë e re dhe këshillat e tij për mbyllje më të shpejtë të bisedimeve, për problemin me shpërnguljen e njerëzve të rinj, si dhe për situatës e sapokrijuar me virusin Kovid-19 dhe ndihmën që vendi ynë do ta marrë mund të lexoni në vazhdim të intervistës së plotë.

– Së pari, mendoj se duhet të ndalemi dhe të shikojmë se çfarë ndodhi këtë javë. Pas shumë vitesh, shumë rekomandime, pas epilogëve dëshpërues nga Këshilli i Evropës në qershor të vitit 2018, qershor të vitit 2019 dhe tetorit të vitit 2019, vendet anëtare përfundimisht u pajtuan për t’i filluar bisedimet me Maqedoninë e Veriut. Ky nuk është “vetëm edhe një vendim i BE-së”. Ky është “vendim” për fillimin e bisedimeve aderuese. Tashmë nuk ka kushte plotësuese dhe dua t’i përgëzoj qytetarët e vendit për durimin, vendosmërinë dhe përkushtimin e tyre ndaj idesë evropiane.

Siç ishte rasti edhe me vendet tjera që biseduan para jush, tashmë ka disa hapa para mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare. Komisioni Evropian, i cili do të bisedojë me ju në emër të vendeve anëtare, ka nevojë për mandat për bisedime, atë që ne e quajmë kornizë e bisedimeve. Komisioni Evropian do të përgatisë kornizën e draft-rezolutës që gjithashtu do të duhet ta përfshijë edhe metodologjinë e re. Ne presim që gjithë kjo të jetë gati deri në qershor. Më pas vendet anëtare duhet të diskutojnë, bisedojnë dhe të miratojnë dokumentin. Më pas vendet anëtare duhet të diskutojnë, bisedojnë edhe për ta miratuar dokumentin. Pasi që kjo do të përfundojë do të caktohet konferenca e para ndërqeveritare që e shënon fillimin e procesit të bisedimeve.

Megjithatë, të ripërsëris, vendet anëtare vendosën t’i çelin bisedimet. Nuk ka kthim mbrapa, treni i bisedimeve u largua nga stacioni dhe ju jeni në të.

– Pandemia e KOVID-19 mund të ndërlikojë procesin e dakordimit të kornizës së bisedimeve për shkak të faktit se krijon vështirësi për takimin fizik të vendeve anëtare në Bruksel. Këto diskutime mund të zgjasin, jo vetëm për shkak të virusit, por edhe për shkak të faktit se vendet anëtare duhet të arrijnë pajtueshmëri rreth përfshirjes së metodologjisë së re në kornizën, si dhe nevojën për dakordim të të gjithë elementeve që kanë të bëjnë me bisedimet. Për shembull, procesi zgjati rreth tre muaj në rastin e Malit të Zi, ndërsa shumë më gjatë në rastin me Serbinë.

– T’i kthehem referencës me trenin – shpejtësia e trenit varet nga dy makinistë prej të dyja palëve. Bisedimet do të zhvillohen aq shpejtë sa jeni ju në gjendje të bisedoni, t’i përmbushni kërkesat dhe të bëni reforma. Shpresoj se të gjitha forcat politike do të mund të mund të bashkohen rreth qëllimit strategjik të përshpejtimit të bisedimeve. Nëse të gjithë anëtarët e ekipit tuaj në varkë lëvizin rremat në drejtim të njëjtë, vetëm atëherë do të mund të zbatoni reforma, të merrni vendime të rënda që kanë të bëjnë me bisedimet dhe ta afroni legjislaturëm e BE-së, me çka më shpejtë do të afroheni drejt qëllimit final.

Këshilli im për ju është të mos i shikoni bisedimet aderuese si ushtrim me nënvizimin e obligimeve të përfunduara që do t’ju shpie deri te BE-ja. Procesi i bisedimeve duhet të shikohet si instrument për sjelljen e BE-së në vend, miratimin e ndryshimit të mirëfilltë në shoqërinë dhe vendin dhe në këtë mënyrë t’i jepet përgjigje kërkesave të qytetarëve tanë. Rruga (bisedimet) është po aq e rëndësishme si edhe destinacioni përfundimtar (anëtarësim).

– Përgjigja në këtë pyetje është e ndërlidhur me përgjigjen time paraprake. Për të penguar derdhjen e njerëzve duhet ta sillni BE-në në vendin tonë, dhe kjo është, në masë të madhe, thelbi i procesit të bisedimeve – sigurim i zbatimit përkatës të sundimit të së drejtës, luftë e pakursyer kundër korrupsionit, forcim të përpjekjeve për mbrojtje të mjedisit jetësor, përmirësim të rrethimin afarist, përmirësim të sigurisë së ushqimit, etj. Përparimi në këto fusha sjellë përmirësime të prekshme në jetën e njerëzve, gjë që më tutje i inkurajon njerëzit e rinj që ta planifikojnë të ardhmen e tyre në vendin e tij.

Disa prej vendeve të reja anëtare (por jo të gjithë) u përballën me derdhjen e njerëzve të rinj pasi që u anëtarësuan në BE. Megjithatë, ashtu siç përmirësohet gjendja në këto vende, në disa prej tyre ka tendencë të kundërt dhe njerëzit filluan të kthehen. Në fund të ditës, shtëpia është shtëpi.

– Vendi ynë tashmë arriti përparim të konsiderueshëm në reformat në fushat kryesore siç janë jurisprudenca dhe administrata publike, dhe kjo është notuar në mini-raportin e fundit të Komisionit për Maqedoninë e Veriut që ishte publikuar në fillim të këtij muaji. Do të nevojitet zbatim plotësues dhe më i thellë i reformave që vendi të zbatojë procesin e bisedimeve.

Këtu, sfida kryesore për vendin me siguri nuk është vullneti por kapacitet për zbatimin e reformave, aspekt që kërkon resurse të konsiderueshme, jo vetëm njerëzore. Prandaj është me rëndësi që vendi të shndërrojë bisedimet në një lloj të projektit kombëtar, përmes bashkimit të të gjitha forcave politike dhe shfrytëzim të gjithë potencialit profesional në dispozicion.

Po, javën e kaluar BE-ja publikoi mbështetjen tonë të parë prej rreth 66 milionë euro për zbutjen e goditjes nga epidemia e KOVID-19 në vend. Shuma përfshin 4 milionë euro mbështetje të drejtpërdrejt për sektorin shëndetësor dhe furnizim të pajisjes përkatëse siç janë respiratorët, që do të mund ta realizojmë në një të ardhme të afërt me mbështetjen e partnerëve nga KB-të. Në këtë moment punojmë në nënshkrimin e marrëveshjeve për blerjen e pajisjes. Pjesën tjetër prej 62 milionë euro do të dedikohen për rikuperimin social dhe ekonomik të vendit. Do të bisedojmë me qeverinë se si mund të shfrytëzohen më së miri këto mjete.

– Sa e di unë autoritetet tuaja janë tashmë në kontakt me autoritetet kineze rreth sigurimit të pajisjes dhe materialeve mjekësore. Është normale që në një gjendje të këtillë të krizës pa precedencë vendet të kërkojnë ndihmë prej njëri-tjetrit. Kina, vendi në të cilin filloi krizën, tashmë po del prej saj dhe u ndihmon të tjerëve. BE-ja gjithashtu siguron mbështetje solidare për vendet e treta ndonëse po përballet me sfidat e kësaj pandemie në territorin e tij. Solidariteti gjendet në bërthamën e vlerave të Bashkimit dhe gjatë kësaj krize sërish e kuptuam rëndësinë dhe respektin e tyre.

Konsideroj se institucionet tona miratojnë vendime me kohë të orientuara drejt ngadalësimit të përhapjes së virusit dhe sigurimin se pandemia nuk do të stërngarkojë sistemin shëndetësor. Mendoj se është shumë e rëndësishme të vazhdojnë rregullisht të informojnë opinionin rreth gjendjes.

Kuadri shëndetësor mund të na ndihmojë vetëm nëse ne u ndihmojmë me atë që do të qëndrojmë në shtëpi dhe do të respektojmë distancimin social.

Si edhe të gjitha të tjerat, pandemia KOVID-19 ndikon në jetën time të përditshme. Jam duke i ndjekur udhëzimet e autoriteteve, evitoj kontakte sociale dhe i zbatoj obligimet e punës nga shtëpia me ndihmën e teknologjive bashkëkohore të komunikimit. I kaloj ditë në internet, me mbajtjen e takimeve virtuale këtu në Shkup dhe me Brukselin. Nëse të gjithë kontribuojmë këto edhe në pjesën tjetër nga Evropa, do të duhej të liroheni nga ky virus për rreth dy muaj.

Aleksandar Atananasov

TË FUNDIT