Gostivari Sot

mos humbisni asnjë lajm

Ora policore, 4 gostivaras mbrëmë janë kapur në flagrancë nga ana e Policisë

Gjatë natës së katërt ndërmjet 25-26 marsit në rajonin e Gostivarit, Policia ka konstatuar që katër qytetarë nuk e kanë respektuar, respektivisht kanë shkelur orën policore, njofton Gostivari Sot, duke i thirru në informata brenda Policisë së Gostivarit. 

Kujtojmë që nga fillimi i aplikimit të orës policore, si pasojë e gjendjes së jashtëzakonshme nga Kovid-19, Policia e Gostivarit ka inicuar padi penale kundër tre personave, dy nga fshati Starajan dhe një nga fshati Balindoll, për shkak të shkeljes së orës policore.

“Ata, megjithëse kanë qenë të detyruar të veprojnë në përputhje me vendimet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në lidhje me parandalimin e përhapjes së koronavirusit, duke ndaluar lëvizjen e popullatës brenda periudhës nga 21.00 deri në orën 05.00, nuk i kanë zbatuar masat e detyrueshme dhe janë vërejtur duke lëvizur rrugëve të Gostivarit”, thonë Policia.

Në ndërkohë, në të gjithë territorin e vendit mbrëmë Policia ka evidentuar 301 raste të shkeljes së orës policore, prej të cilëve vetëm 138 janë shoqëruar në stacionet policore. Gostivari Sot

TË FUNDIT