Gostivari Sot

mos humbisni asnjë lajm

Ndërprerje e kthimit të kredive, jo për të gjithë

Jo të gjithë qytetarët do të fitojnë mundësinë për shtyrjen e pagesave të kësteve për kreditë në banka. Vetë bankat janë ato që do vendosin për atë se çfarë ofertash do ju ofrojnë klientëve të tyre. Siç mëson Alsat, këshillat drejtues të bankave do të marrin vendim për moratorium prej 3 deri 6 muaj për të gjitha kreditë, por kjo nuk do vlejë për ata që do vlerësohen se nuk janë goditur nga virusi korona. Sipas dekretit që mbrëmë vonë kaloi në Qeveri, qytetarëve por edhe kompanive, bankat do u ofrojnë;

BPMV:

-Shtyrje, gjegjësisht grejs periudhë për pagesën e kredive
-Shtyrjen e pagesës së kredive në periudhë më të gjatë
-Normë më të ulët të kamatës etj.

Dekreti vlen për kreditë për konsum, kreditë banesore, kreditë për hipoteka, kreditë për automobila etj. kartela kreditore, tejkalim i lejuar ose rroga minus dhe kreditë që janë marrë nga ana e kompanive. Por ende mbetet e paqartë mbi çfarë kriteresh bankat do vendosin dhe çfarë oferta do ofrojnë.

Asociacioni bankar i Maqedonisë:

“Me dekretin është paraparë bankat dhe kursimoret t’i zbatojnë masat e kapshme në faqet e tyre të internetit, ose përmes komunikimit me shkrim ose elektronik t’i informojnë klientët për ofertën që do përfshijë ndryshimin e kushteve për kthimin e kredisë, ose të vendosin për çdo kërkesë ndaras të dorëzuar nga klientët”.

Sipas dekretit të Qeverisë, pasi banka e caktuar të marrë vendim se cila do jetë oferta, dhe nëse qytetarët në afat prej 10 ditëve nuk e informojnë bankën nëse e refuzojnë ofertën, kjo do konsiderohet se oferta është pranuar. Ndërsa kompanitë do duhet në afat prej 10 ditëve ta informojnë bankën nëse oferta është pranuar. Nëse nuk e bëjnë këtë, kjo do të thotë se vazhdojnë t’i paguajnë këstet si deri më tani.

 

TË FUNDIT